Të martën konferencë për media

Të martën konferencë për media

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve më 12 janar do të zhvillojë ndeshje miqësore me Suedinë.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.

Ata njoftuan se ndeshja pritet të zhvillohet në Doha të Katarit.

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve më 12 janar do të zhvillojë ndeshje miqësore me Suedinë. Takimi zhvillohet në Doha të Katarit. Detajet në lidhje me këtë ndeshje do të bëhen të ditura nesër (e martë, 10.12.2019) në një konferencë për media që do të mbahet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në orën 11:00”, thuhet në komunikatën e FFK-së./21Media