Maksut Vezgishi, kurator dhe Jehona Shyti, komisionere

Maksut Vezgishi, kurator dhe Jehona Shyti, komisionere

Kosova edhe këtë vit do të përfaqësohet në një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë, të artit dhe arkitekturës, në Biennalen e Venedikut. Në ekspozitën e 17 të arkitekturës Kosova do të përfaqësohet nga kuratori Maksut Vezgishi dhe komisionerja Jehona Shyti. Tema boshte e këtij edicioni të Ekspozitës është “How we can live together” përderisa përfaqësuesit e Kosovës kanë thënë se deri në fillim të muajit shkurt nuk mund të zbulojnë hollësi për pavijonin e Kosovës në këtë ekspozitë.(E pergaditi- Abas KRASNIQI)./21Media