Kosova në grup me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahreinin

Kosova në grup me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahreinin

Në Spanjë, me short janë përcaktuar grupet për kampionatin botëror U21 në hendboll për meshkuj, që organizohet prej 16 deri më 28 korrik në Spanjë.

24 kombëtare pjesëmarrëse janë ndarë në katër grupe, përcjell rtv21.tv

Kosova është në grupin C me Bahreinin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë. Bëhet fjalë për një grup të fortë me kombëtare cilësore, por djelmoshat tanë do të japin maksimumin për paraqitje të denjë dhe për të shënuar fitore.

Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës do ta paraqitet në botëror. Pra është një sukses tjetër historik i hendbollit kosovar.

Kosova në short ishte në vazon e fundit. Shorti u hodh në Pontevedra të Spanjës.

Grupi A

1. SHBA

2. Japonia

3. Tunezia

4. Serbia

5. Sllovenia

6. Spanja

Grupi B 

1. Australia

2. Korea e Jugut

3. Nigeria

4. Suedia

5. Franca

6. Egjypti

Grupi C

1. Kosova

2. Bahreini

3. Brazili

4. Hungaria

5. Portugalia

6. Kroacia

Grupi D

1. Kili

2. Danimarka

3. Argjentina

4. Norvegjia

5. Gjermania

6. Islanda./21Media