"Java e kulturës së Kosovës" në Zagreb.-Buxhovi në ambasadën e Kosovës në Zagreb

“Java e kulturës së Kosovës” në Zagreb.-Buxhovi në ambasadën e Kosovës në Zagreb

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, i cili po qendron në Zagreb në kuadër të aktiviteteve të “Javës së kulturës së Kosovës”, sot u prit në Rektoratin e Universitetit të Zagrebit nga rektori prof. Dr. Damir Boras. Në pritje morën pjesë edhe ambsadori i Repulikës së Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, Hermine Lekaj – Përljaskaj, deputete në parlamentin e Kroacisë, Esat Çollaku – kryetar i Unioni Shqiptar në Kroaci, Shuip Ziberi – kryetar i Këshillit Shqiptar të Zagrebit, dr.sc.Gëzim Rexhepi dhe historiani Njazi Muhamedi.
Rektori Boras, me origjinë nga familja Deshpali, përgëzoi autorin për punën shkencore dhe theksoi se historianët e Kosovës dhe të Kroacisë gjenden para sfidës së përbashkët për ta ndriçuar edhe kohën e re, sidomos atë të Jugosllavisë.
Historiani Buxhovi, falëmenderoi rektorin Boras dhe theksoi se historiografia e të dy popujve ka nevojë për një hulumtim shkencor jashtë klisheve ideologjine dhe limiteve të hustorografisë serbe. Zagrebi në këtë aspekt mbete refetencë e rëndësishme për faktin se midis dy luftëravee botërore, me Shufflayn, kishte rolin e një qendre të rëndësishme albnologjike.

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, sot vizitoi ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb.
Gjatë bisedës së përzemërt me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, zotëri Gëzim Kasapolli, u theksua rëndësia e miqësisë me shtetin kroat nga aspekti historik dhe politik si dhe nevojën që ajo të kultivohen në të gjitha fushat e jetës.
Me këtë rast, historiani Buxhovi, ambasadorit Kasapolli ia dhuroi kompletin e “Kosovës” në anglisht./21Media