Jon Latifaj në hapjen e Botërorit “Rusia 2018”

Jon Latifaj në hapjen e Botërorit “Rusia 2018”

Dje në Moskë të Rusisë është hedhur shorti ku u përcaktuan ekipet e përziera me pjesëmarrës nga 211 vende në projektin “Football Friendship” apo ndryshe “Futboll për miqësi”.

Përfaqësuesi i Kosovës, Jon Latifaj, është caktuar që të jetë në Ekipin e emërtuar “Grizzlz Bear”, ku në ekip do të jetë së bashku me përfaqësuesit e shteteve si Indonesia, Eritrea, Gana, Katari dhe Gyenea.

Latifaj do të qëndrojë në Moskë nga data 8 qershor deri më datën 15 qershor, ku do të merr pjesë në kampin e organizuar për fëmijë dhe gjithashtu do të jetë prezent edhe në hapjen e kampionatit Botërorë “Rusia 2018” me ç ’rast edhe do të shikoj lojën e parë të këtij kampionati i cili luhet në mes të ekipit nikoqir të Rusisë ndaj Arabisë Saudite./21Media

http://media.footballforfriendship.com/folders/85/

Kosova në Botërorin “Rusia 2018” si pjesë e projektit “Football for Friendship”