Kosova në Sesionin e 106-të në UN Gjenevë

Kosova po prezantohet si mundësi e mirë për investime

Kryetari i Aleancës Kosovare te Bizneseve dhe Anëtarë i Këshillit Ekonomiko Social, Agim Shahini po merr pjesë në konferencën vjetore ndërkombëtare të ILO-së në UN të Gjenevës.

Në këtë konferencë, Shahini po takohet me përfaqësues të punëdhënësve dhe punëmarrësve nga shumë vende të botës, ku po prezantohet vendi ynë si e vetmja mundësi më e mirë për investime në Ballkanin Perëndimor.

“Diplomacia Ekonomike është art në vete për të hap dyert edhe atje ku Kosova është penguar, pasi që nuk është anëtare në disa mekanizma ndërkombëtar, prandaj Qeveria e Kosovës në të ardhmen duhet që të bëj më shumë në këtë drejtim sepse Kosova është e gjithë qytetarëve të saj”, citohet te ketë thënë Shahini.

Back to top button