Kosova në shënjestër të sulmeve kibernetike

Gashi: Sulmet ishin nga Serbia, Bosnja dhe Maqedonia, por pa sukses dhe se nuk ka vend për shqetësim

Adresat elektronike zyrtare të institucioneve të Kosovës sidomos adresat e zyrtarëve diplomatik të vendit, janë atakuar nga sulme kibernetike nga Serbia, Bosnja Hercegovina si dhe Maqedonia. Në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, thonë se këto sulme nuk kanë shkaktuar dëme dhe se është arritur të parandalohet përpjekja e tyre për të bllokuar komunikimin zyrtar të institucioneve të Kosovës. Në këtë agjenci thonë se siguria kibernetike në Kosovë është në nivelin e duhur./21Media

 

 

 

Back to top button