Suksesi më i madh i Kosovës në kampionatin botëror

Suksesi më i madh i Kosovës në kampionatin botëror

Kosova është pjesë e 10 vendeve më të mira në kampionatin e  xhudos në Tokio. Kjo u bë e ditur nga trajneri i xhudos, Driton Kuka, përmes një postimi në Facebook.

“Dy medalje të fituara dhe një vend i 7 shënojnë pas tri ditësh suksesin më të madh të Kosovës në kampionat botërore”, shkroi ndër tjerash Kuka.

Në këtë kampionat Distrie Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi morën vendin e tretë me 1000 Pikë Olimpike secila.

Ndërsa, Nora Gjakova zuri vendin e shtatë. Kurse Loriana Kuka garon të premten, në kategorinë -78 kg./21Media