Të martën nga ora 18:00 Kosova ballafaqohet me Izraelin në Pingpong

Të martën nga ora 18:00 Kosova ballafaqohet me Izraelin në Pingpong

Kosova do të jetë nikoqire e Izraelit, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingpongut rrethi i katërt “2018-2019 European Table Tennis Championships”.

Reprezentacioni i meshkujve të martën, duke filluar nga ora 18:00, në palestrën e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë do të ballafaqohet me pingpongistët nga Izraeli, ndeshje e rëndësishme për të kaluar në fazën e dytë të në Kampionatin Evropian 2018-2019.  Kosova, Italia, Izraeli dhe Norvegjia janë në grupin B2.

Selektori Yll Bislimi ka përzgjedhur talentët Fatih Karabaxhakun dhe Kreshnik Mahmutin si dhe Mentor Shabanin dhe Baton Çitakun për këtë sfidë të radhës për Kosovën.

Unioni Europian i Pingpongut (ETTU – Europena Table Tennis Union) ka caktuar gjyqtaren sllovene, znj. Milana Kremelj, refer ndërkombëtar, për të mbikëqyrë  ndeshjen Kosova – Izrael. Ndërsa drejtësinë do ta ndajnë dyshja Kosovare me licencë ndërkombëtare Abedin Bahtiri dhe Bashkim Gashi./21Media