Garat po mbahen në Madrid

Garat po mbahen në Madrid

Kombëtarja e Kosovës në karate, i ka nisur me fitore garat ekipore të Kampionatit Botëror, që po mbahen në Madrid të Spanjës.

Në konkurrencën e meshkujve, Kosova mposhti Kongon, me rezultat 3:0, ndërsa në konkurrencën e femrave, Kosova triumfoi ndaj Guatemalës, me rezultat 2:0.

Në luftën e dytë, meshkujt përballen me Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa femrat me Taipein Kinez./21Media