“Kosova nuk ka qenë kurrë e as nuk është zemra e Serbisë”

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi

Duke biseduar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, Krasniqi deklaroi se kemi një trashëgimi nga e kaluara, ku Serbia e shikon Kosovën si zemra e tyre, e kjo politikë sipas tij ka bazë mitike, shkruan rtv21.tv.

“Kosova as nuk ka qenë kurrë, as që është as djep as zemër e Serbisë. Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet edhe zemër, edhe djep i qytetarëve të saj”, ka deklaruar Krasniqi, duke shtuar se pasi dihet që nacionaliteti shumicë në Kosovë është shqiptar,  Kosova është djep e zemër e shqiptarëve./21Media

Back to top button