Kosova sot u përball me Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për Euro 2020

Kosova sot u përball me Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për Euro 2020

Përfaqësuesja e meshkujve e Kosovës në hendboll sot luajti kundër me Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro 2020”

Pjesa e parë përfundoi në favor të djelmoshave nga Kosova, të cilët dominuan, dhe arritën që pjesën e parë ta përfundojnë me epërsi prej 12 golave, me rezultat 20 me 8, shkruan rtv21.tv.

Pjesa e dytë kaloi njëjtë, Kosova vazhdoi me një ndeshje të mahnitshme duke arritur që të përfundojë ndeshjen me rezultat 44 me 17, duke treguar kualitet të pashoq.

Ndeshja u zhvillua në Veliko Tarnovco në Bullgari dhe u transmetua drejtpërdrejtë në RTV21 Plus.

Kujtojmë se kombëtarja e Kosovës për meshkujt dje ka shënuar fitore ndaj Irlandës me rezultat 47 me 30. Edhe femrat kanë korrur suksese në ndeshjet kualifikuese për Euro 2018, duke mundur Izraelin dhe Gjerorgjinë./21Media