Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të EBU, mbajtur në Oslo, ka përfunduar

Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të EBU, mbajtur në Oslo, ka përfunduar

Ndryshimet në statutin që do të ndihmonin hyrjen e Kosovës në Eurovizion nuk janë pranuar dhe kështu Kosovës do t’i duhet të presë një kohë tjetër për të debutuar në garën e Eurovizionit.

Ndryshimi themelor, i cili synonte hyrjen e Kosovës në EBU, ishte heqja e anëtarësimit në Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit si një parakusht për pranimin e një transmetuesi publik në EBU.

Kosova pa qenë anëtare e OKB-së nuk mund të fitojë statusin e një shoqërie ndërkombëtare të telekomunikacionit dhe prandaj nuk mund të bëhet anëtare e EBU-së.

Para fillimit të votimit, 17 vende, përfshirë Greqinë dhe Qipron, kërkuan një votim të fshehtë mbi çështjen. Kërkesa u pranua dhe votimi që pasoi për ndryshimet në Nenet e Asociacionit ishte sekret.

Më në fund, nga 1186 votues, 673 votuan JO dhe 400 PO, ndërsa 113 abstenuan./21Media