Kamionati do të mbahet në muajin gusht

Kamionati do të mbahet në muajin gusht

Kosova do të organizojë Kampionatin Evropian për femra U20 për herë të parë. Në këtë kampionat basketbolli do të marrin pjesë shumë shtete  evropiane.

Ky kampionat do të mbahet gjatë datave 3-11 gusht në Prishtinë te Pallati i Rinisë në Palestrën 1 Tetori. Këtë gjë e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një postimi në Facebook

“Ishte një ëndërr, por e arritëm!

Për herë të parë, Kosova organizon Kampionatin Evropian për Femra U20 (divizioni B).

Mos e lëshoni këtë festival basketbolli me shtete shumë të forta evropiane gjatë datave 3 – 11 gusht në Prishtinë (Pallati i Rinisë dhe Palestra 1 Tetori).”, ka shkruar Federata në facebook, ku ka bashkangjitur edhe një video.