Baraliu: Afati fillon të rrjedhë atëherë kur mandatohet mandatari nga presidenti.-Smaka: Prej nesër do të fillonte afati, ky afat nuk është i kryeministrit, por i presidentit

Baraliu: Afati fillon të rrjedhë atëherë kur mandatohet mandatari nga presidenti.-Smaka: Prej nesër do të fillonte afati, ky afat nuk është i kryeministrit, por i presidentit

Nuk ka afate të parapara me Kushtetutë për caktimin e mandatarit, ani pse presidenti Hashim Thaçi ia caktoi një afat prej 48 orësh pretendentit për kryeministër, Albin Kurti. Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, thotë se edhe nëse Vetëvendosje nuk do ta dorëzonte emrin e mandatarit brenda 48 orëve, nuk do të fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë. Ndërsa, njohësi tjetër, Riza Smaka, thotë se prej nesër do të fillonin të rrjedhin afatet kushtetuese, pasi që ky afat nuk është i kryeministrit të ardhshëm, por i presidentit.(Teksti- Donika OSMANI)./21Media