Vlerësime mbi përbërjen e re të Parlamentit Evropian

Vlerësime mbi përbërjen e re të Parlamentit Evropian

Grupi për Studime Juridike dhe Politike sot nga ora 10:30 mban konferencë për media ku do të prezantohen vlerësimet dhe qëndrimet mbi temën: “Zgjedhjet në Bashkimin Evropian: Kosova përballë përbërjes së re të Komisionit Evropian”.

Në këtë konferencë për media, GLPS do të prezantojë vlerësimet e saj mbi përbërjen e re të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian si dhe implikimet e tyre në raport me pritjet dhe qëllimet e Kosovën në kuadër të agjendës për integrim evropian.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet profileve të presidentes tashmë të konfirmuar të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe të nominuarit për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell.

Në diskutimin e profilit të këtij të fundit do të shtjellohen më gjerësisht se cilat mund të jenë efektet dobiprurëse dhe të dëmshme të konfirmimit të tij potencial për dialogun Kosovë-Serbi dhe se cila duhet të jetë qasja e institucioneve të Kosovës në rast se i nominuari Josep Borrell nuk i përmbahet qasjes neutrale ndaj shtetësisë së Kosovës.