Ndeshja fillon nga ora 20:45

Ndeshja fillon nga ora 20:45

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Anglisë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Ndeshja do të fillojë nga ora 20:45 në “St. Mary’s Stadium” në Southampton.

Kombëtarja e Kosovës më 7 shtator fitoi përballjen ndaj kombëtares Çeke, me rezultat 2:1.

Kosova në këto ndeshje, përballet me mungesën e pesë lojtarëve, si Arbër Zenelin, Milot Rashicën, Hekuran Kryeziun, Herolind Shalën dhe Benjamin Kolollin.

Kujtojmë që Kosova në 15 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje. /21Media