Ndeshja fillon nga ora 15:00

Ndeshja fillon nga ora 15:00

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Çekisë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Ndeshja do të fillojë nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çekia shihet si kundërshtar i fortë i Kosovës në tentimin për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020 përmes Grupit A.

Skuadrat dje gjatë një konference për media u shprehen optimiste dhe të gatshme për lojë të mirë dhe për fitore./21Media