Kosova përfiton nga Gjermania rreth 13 milionë euro

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes do të ketë prononcim për media

Sot në Ministrinë e Financave do të nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Teknik për vitin 2017.

Marrëveshja që do të nënshkruhet nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës, Christian Heldt ka vlerën totale prej 12 milionë e 950 mijë euro.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave bëhet e ditur se pas nënshkrimit të Marrëveshjes do të ketë prononcim për media.

Ngjarja do të mbahet në orën 11:30.

Back to top button