Kosova mposhtet nga Holanda

Kosova mposhtet nga Holanda

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka zhvilluar sot ndeshjën e gjashtë, të fundit, në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2018.

Kosova u mposht edhe në ndeshjen e gjashtë, kësaj radhe nga Holanda që e fitoi ndeshjen me rezultat 42 me 16.

Për Kosovën kjo ishte humbja e gjashtë në këtë grup, por i rëndësishëm është fakti që Kombëtarja jonë mori pjesë për herë të parë në fazën e dytë kualifikuese pasi paraprakisht vitin e kaluar doli e para në grupin e saj në fazën e parë të kualifikimeve./21Media