Ky botim analizon edukimin muzikor në shkolla

Ky botim analizon edukimin muzikor në shkolla

“Origjina dhe Parimet e edukimit muzikor” është një libër që hulumton origjinën dhe bazat e arsimit muzikor në Evropë, Amerikë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Pjesë e tij është edhe Kosova. Autore e këtij kapitulli është profesoresha Besa Luzha, shkruan rtv21.tv

Luzha ishte e ftuar në emisionin Bon Bon në RTV21, ku foli për rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në këtë libër, si dhe për përmbajtjen e këtij kapitulli.

” Ky është botimi i dytë dhe kur është botuar herën e parë si përmbledhje e historisë së edukimit muzikor, pra filleve si ka filluar edukimi muzikor, mendohet pjesa e lëndëve edukatë muzikore në shkollat e obligueshme, jo shumë ky edukimi muzikor artistik që bëhet për instrumente apo kompozim sepse ajo pak a shumë në historikun e vendeve të ndryshme sidomos në trevat evropiane ka shkuar edhe në mënyrë individuale”, ka thënë Luzha.

Sipas saj, ky botim çdoherë ka analizuar se si është futur kjo lëndë në shkolla, prej kur, në çfarë mënyre dhe përmbajtjen.

Luzha ka treguar se autorët e librit kishin menduar për botimin e kapitullit të dytë, ku përfshihen edhe disa shtete tjera, në kohën kur ajo ishte duke e mbrojtur temën e doktoraturës në Universitetin e Londrës.

“Një nga kapitujt që ka qenë pjesë e temës time, i është kushtuar historikut të edukimit muzikor në Kosovë. Pasi unë e kam përfunduar me sukses mbrojtjen, një nga editorët e këtij libri ka qenë anëtar në komisionin e  mbrojtjes. Pasi u ktheva në Prishtinë më erdhi ftesa, që ne jemi duke e menduar me bë ribotimin e dytë a kishit pas dëshirë që me qenë edhe kapitulli i Kosovës  në këtë pjesë sepse neve na ka pëlqyer shumë historiku që ju e keni shpjeguar”, ka shtuar Luzha.

Për botimin e këtij kapitulli është dashur që Luzha së bashku me redaktorin t’i përkushtohen për një vjet./21Media