Kampionati Evropian do të fillojë sot

Kampionati Evropian do të fillojë sot

Kombëtarja e Kosovës U-22 në të dyja konkurrencat do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Beach Volleyt U-22, që do të fillojë sot në Antalya të Turqisë.

Kosova te femrat është në grup me Lituaninë, Latvinë dhe Norvegjinë, ndërsa te meshkujt është në grup me Austrinë, Gjermaninë dhe Turqinë.

Ekipi kombëtar i femrave përbëhet nga dyshja: Valmira Ramadani dhe Dhuratë Sylejmani, si dhe kryetrajneri Edon Ibrahimi, ndërsa ekipi kombëtar i meshkujve përbëhet nga dyshja: Art Terstena dhe Arlind Basha.