1 Noter në 10 mijë banorë

1 Noter në 10 mijë banorë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri sot njoftoi se me nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për Dhënien e Programit të Noterisë ka bërë hapin e fundit në përgatitjen e shtimit të numrit të noterëve në tërë territorin e Kosovës.

Sot kam bërë hapin e fundit në përgatitjen e shtimit të numrit të Noterëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për Dhënien e Programit të Noterisë. Ashtu siç kam premtuar në fillim të mandatit, formula 1 Noter në 10 mijë banorë do të fillojë të zbatohet shumë shpejt, duke iu mundësuar qytetarëve tanë shërbime më të shpejta, më të afërta dhe më efikase në fushën e Noterisë. Si masë e “Drejtësisë 2020” mbi këtë Udhëzim, do të fillojë rekrutimi i noterëve të rinj që do kryejnë shërbime për të gjithë qytetarët tanë në zgjidhjen e çështjeve të tyre ligjore“, ka shkroi Tahiri.

Sipas tij, qasja në drejtësi nënkupton ofrim të shërbimeve në gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës, për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie dhe rekrutimi i noterëve të rinj do t’i nënshtrohet rrethanave konkrete mbi të cilat funksionojnë komunitetet në vendin tonë.

Tahiri në fund, theksoi se ditët në vijim do jenë ditë të zbatimit të këtij Udhëzimi me shpalljen e pozitave të reja për Noterë dhe emërimin e tyre si pjesë integrale e sistemit të drejtësisë./21Media