Hapa konkretë për zhvillimin e sektorit të inovacionit

​Përkushtimi i politikave strategjike të Qeverisë së Kosovës është riorientimi i ekonomisë drejt ekonomisë digjitale

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj deklaroi se Kosova është e përkushtuar në krijimin e mundësive për zhvillim të ndërmarrësisë dhe iniciativës private përmes inovacionit, duke u përqendruar në zhvillimin e NVM-ve prodhuese dhe shërbyese, me synim krijimin e vendeve të punës, arritjen e një niveli konkurrues me ekonomitë evropiane.

Ai këto komente i bëri në Festivalin e Inovacionit në Tiranë, ku po marrin pjesë mbi 500 pjesëmarrës nga rajoni dhe më gjerë, ndërsa punën e tyre në fushën e teknologjisë dhe inovacionit po e prezantojnë 50 kompani të rajonit.

Beqaj në emër të Qeverisë së Kosovës u është drejtuar pjesëmarrësve dhe kompanive që po prezantojnë punën e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme të ekonomisë digjitale.

“Përkushtimi i politikave strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës është riorientimi i ekonomisë, drejtë ekonomisë digjitale, në këtë drejtim Kosova është duke bërë hapa konkret për zhvillimin e sektorit të inovacionit dhe teknologjisë”, tha ai.

Ministri Besim Beqaj gjatë qëndrimit në Tiranë do të takojë zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi dhe përfaqësues të tjerë institucionalë të Shqipërisë të sektorit të ekonomisë dhe inovacionit.

Back to top button