Më 12 qershor kosova do të përballet me Poloninë

Më 12 qershor kosova do të përballet me Poloninë

Përfaqësuesja A e Kosovës në Hendboll ka filluar dhe po vazhdon mini-fazën përgatitore në prag të dueleve kualifikuese me Poloninë më 12 qershor në Prishtinë dhe me 16 qershor me Gjermaninë në Nuremberg të vlefshme për kualifikimet Euro 2020.

Përgatitjet po zhvillohen dy herë në ditë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Përkushtimi për punë, motivimi për fanelë dhe kundërshtarët ishin pika kyçe të krijimit të atmosferës optimiste dhe të këndshme sportive në mesin e djelmoshave tanë.

Përqendrimi dhe mbushja e akumulatorëve të forcës po bëhet duke u bazuar në programin e trajnerit kondicional, Enver Tahirajt. Stërvitjet dhe kundërshtarët vlerësohen edhe nga hendbollistët, Egzona Gjuka, Kastriot Jupa, Enis Kabashi dhe Florim Hoxha.

Kosova në kuadër të këtyre kualifikimeve do të takohet më 12 qershor me Poloninë, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ndërsa më 16 qershor në Nuremberg me Gjermaninë./21Media