Kosova po merr pjesë me një grup producentësh

Kosova po merr pjesë me një grup producentësh

Kosova me delegacion prezentohet në Festivalin e Stambollit “Meetings on the Bridge” është programi i dedikuar për industrinë e filmit të këtij  festivali, ku Kosova po merr pjesë me një grup producentësh.
Gjithashtu drejtori i QKK-së Arben Zharku sot në kuadër të prezentimeve të Qendrave të Filmit bëri prezentimin e mundësive që Kosova ofron për bashkëprodhime ndërkombëtare.

Pjesë e delegacionit të Kosovës është edhe zv Ministrja e Kulturës znj. Leonora Morina Bunjaku e cila bashkë me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Kukturës z. Veton Firzi morën pjesë në koktelin e shtruar të Kosovës për artistët pjesëmarrës në këtë festival.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Stambollit këtë vit shënon edicionin e 38’të dhe është një ndër festivalet më të mëdha në Ballkan. Kosova dhe Turqia së shpejti pritet të nënshkruajnë marrëveshjen shtetërore të bashkëprodhimit në fushën e filmit, e cila pritet të hapë mundësi të mëdha bashkëpunimi në këtë fushë. /21Media