Një skenë nga filmi "Zana"

Një skenë nga filmi “Zana”

Filmi debutues i Antoneta Kastratit, “Zana”, i cili pati premeirën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanadë është përzgjedhur nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të OSCARS.

Lajmin e bëri tW ditur aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami, i cili luan në këtë film. Bajrami në instagram për 271 mijë ndjekësit e tij publikoi një pjesë të filmit.

Producent i filmit ZANA është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentë Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri) dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief.

Në rolet kryesore të filmit “Zana” luajnë: Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca etj.

Ndërkohë, në Kosovë Filmi Zana do të filloj të shfaqet nga data 21 shtator në Cineplexx./21Media

 

View this post on Instagram

 

Një skenë nga Filmi Zana KOSOVA PROPOZON FILMIN ‘ZANA’ PËR OSCARS Filmi debutues i Antoneta Kastratit, ‘Zana’, qē pati premeirën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanadë është përzgjedhur nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të OSCARS. Producent i filmit ZANA është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentē Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief. Në rrolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca etj. Në Kosovë Filmi Zana do të filloj të shfaqet nga data 21 shtator në Cineplexx Trailer-i filmit ‘Zana’: https://cineuropa.org/en/video/376871

A post shared by Vedat Bajrami (@vedatiofficial) on