14 aktakuza ndaj 18 të dyshuarve për shkelje të ligjit në ditën e zgjedhjeve.-Zarfet nga Serbia ishin të kontaminuara, prokuroria po vazhdon hetimet

14 aktakuza ndaj 18 të dyshuarve për shkelje të ligjit në ditën e zgjedhjeve.-Zarfet nga Serbia ishin të kontaminuara, prokuroria po vazhdon hetimet

Prokuroria e shtetit ka ngritur 14 aktakuza për 18 persona për shkelje të ligjit në ditën e zgjedhjeve. Sipas prokurores Laura Pula, shumë shpejtë pritet që të fillojnë me shqyrtimet gjyqësore në mënyrë që të merren vendime meritore për personat që kanë rënë ndesh me ligjin. Por, për shkeljet e gjithë këtij procesi zgjedhor, KQZ-ja thotë se do të ngritë kallëzime penale pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Ndërsa, prokuroria e shtetit flet edhe për votat e ardhura nga Serbia, për të cilat thotë se pa diskutim janë të kontaminuara dhe janë në fazën tjetër të hetimeve se kush i ka kontaminuar./21Media