Çereku i tretë u mbyll me rezultat 60:57 në të mirë të Kosovës

Çereku i tretë u mbyll me rezultat 60:57 në të mirë të Kosovës

Ka përfunduar edhe çereku i tretë i ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Islandës. Kosova ka arritur ta ruajë epërsinë, duke e ngritur atë në tre pikë, nga një sa ishte pas përfundimit të pjesës së parë.

Ishte Ejron Kastrati ai i cili ia siguroi këtë epërsi Kosovën me shënimin nga tre pikë në sekondën e fundit të çerekut të tretë.

Çereku i tretë u mbyll me rezultat 60:57 në të mirë të Kosovës.

Kujtojmë që Kosova gjendet në grupin B së bashku me Islandën, Luksemburgun dhe Sllovakinë.