Ndeshja po zhvillohet në kuadër të fazës kualifikuese “Egjipti 2021“

Ndeshja po zhvillohet në kuadër të fazës kualifikuese “Egjipti 2021“

Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes së sontme që Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll po e zhvillon ndaj Rumanisë. Pjesën e parë fitoi Rumania, me rezultat 15-7, shkruan rtv21.tv

Në Benevento të Italisë, Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për meshkuj, dje ka filluar fazën kualifikuese për Botërorin “Egjipti 2021“. Ndeshjen e parë Kosova e ka pasur me Italinë, ndaj së cilës ka arritur barazim.

Rumania ka të kaluar shumë të lavdishme. Ka katër tituj të kampionit të botës, në vitet 1961, 1964, 1970 e 1974. Ka po ashtu dy medalje të bronzta botërore, në vitet 1967 e 1990.

Rumania aktualisht nuk e ka lavdinë që e kishte, por llogaritet favorite e grupit. Së fundmi, në kampionat botëror ka luajtur në vitin 2011, ku ka përfunduar në vend të 19-të. Rumania ka lojtarë në nivel serioz evropian, por ka edhe dobësitë e saj, të cilat do të mundohen t’i shfrytëzojnë maksimalisht djelmoshat e Kombëtares./21Media