Me 89 vota për shpërndahet Kuvendi.-Presidenti brenda dhjetë ditësh duhet të shpallë datën e zgjedhjeve

Me 89 vota për shpërndahet Kuvendi.-Presidenti brenda dhjetë ditësh duhet të shpallë datën e zgjedhjeve

Kuvendi i Kosovës u shpërnda me 88 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim, akt ky që i hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Ky vendim tashmë do t’i dërgohet presidentit për dekretim për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në nenin 66 të Kushtetutës thuhet se zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni 30 ditë para përfundimit të mandatit, kurse në raste të shpërndarjes së Kuvendit, jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes./21Media