Kosova u ngrit për 21 vende në ranglistat e FIBA-s

Kosova u ngrit për 21 vende në ranglistat e FIBA-s

Institucioni më i lartë i basketbollit në botë, FIBA ka publikuar ranglistën e kombëtareve më të mira në Basketboll.

Në këtë listë kombëtarja e Kosovës është ngritur për 21 vende. Kosova gjendet në vendin e 69, me 124 pikë.

Ndërsa, kombëtarja e Shqipërisë është ngritur në vendin e 109, pra katër vende më lartë dhe ka grumbulluar 84.3 pikë.

Kombëtarja më e mirë në botë vazhdon të jetë Amerika, ndërkaq Kampioni i Botës në Basketboll, Spanja gjendet në vendin e dytë, me 54 pikë më pak se lideri./21Media