Kosova shkatërron Maltën

Kjo është fitorja e parë e Kosovës si mysafire

Kombëtarja e Kosovës ka mposhtur Maltën me rezultat përfundimtar 5 me 0.

Gola e parë për “Dardanët” u shënua nga Vedat Muriqi në 15 minutat e parë të ndeshjes.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, gola shënuan: Benjamin Kololli ( min e 70), Donis Avdijaj shënoi dy gola (në min e 78 dhe 80) dhe golin përfundimtar e shënoi Milot Rashica (min e 86).

Ndeshja Malta- Kosova është luajtur në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan rtv21.tv

Ndeshja e fundit e Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve do të zhvillohet kundër Azerbajxhanit, ku do të kuptohet edhe kryesuesi i grupit të  3- të të Ligës D./21Media

Back to top button