Kosova është duke u përballur me Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për Euro 2020

Kosova është duke u përballur me Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për Euro 2020

Përfaqësuesja e meshkujve e Kosovës në hendboll sot përballet me Shqipërinë, në kuadër kampionatit Evropian për vendet në zhvillim.

Pjesa e parë përfundoi në favor të djelmoshave nga Kosova, të cilët dominuan, dhe arritën që pjesën e parë ta përfundojnë me epërsi prej 12 golave, me rezultat 20 me 8, shkruan rtv21.tv.

Kombëtarja kosovare po tregohet më e suksesshme në çdo aspekt të lojës, duke mos lënë hendbollistët e Shqipërisë të sulmojnë si dhe duke i shkaktuar probleme të mëdha në mbrojtje.

Ndeshja po zhvillohet në Veliko Tarnovco në Bullgari dhe transmetohet drejtpërdrejtë në RTV21 Plus./21Media