Kualifikimet e "Euro 2020"

Kualifikimet e “Euro 2020”

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Gjermaninë në kuadër të xhiros së dytë të grupit 3 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Ndeshja do të luhet sonte në orën 20.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, shkruan rtv21.tv.

“Nesër na pret ndeshje mjaft e vështirë me Gjermaninë, duke patur parasysh kualitetin e kundërshtarit. Për kundërshtarin do të tregojmë respekt, por frikë nuk kemi“, kishte thënë Njomza Kelmendi, portiere e Kombëtares së Kosovës.

Do të japim maksimumin dhe do të tregojmë që po përmirësohemi dita-ditës. Për ne është nder dhe motiv shtesë që luajmë para shikuesve tanë. Presim përkrahje nga shikuesit dhe besoj se me ndihmën e tyre do të angazhohemi edhe më shumë”,  kishte shtuar ajo.

Kujtojmë se Kosova në ndeshjen e kaluar pësoi humbje në Maribor me rezultat 32:23 nga Sllovenia./21Media