Kosova sonte përballet me Belgjikën

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot do të përballet me Belgjikën, ku do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023.
Ndeshja me Belgjikën është sonte me fillim nga ora 20:15 dhe do të transmetohet në RTV21 Plus.
Kjo përballje do të mbahet në palestrën “Alverberg” në Hasselt të Belgjikës.
“Në Kombëtare ka përkushtim për të dhënë më të mirën për fitore. Fitorja na mbanë në garë për avancim tutje. Përkundër telasheve me lëndime, djemtë tanë janë të gatshëm për luftë sportive”, thuhet në shkrimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Kosova është ende me gjasa për vend të dytë në grup, që siguron kalimin në fazën e parë kualifikuese për botëror. Pas pesë xhirosh, në grup prinë Greqia me 10 pikë. Turqia është e dyta me 4 pikë, kurse Kosova dhe Belgjika i kanë nga 3 pikë./21Media
 

Back to top button