Vashat e Kosovës të gatshme kundër Turqisë

Vashat e Kosovës të gatshme kundër Turqisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave nis sot fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021 që zhvillohet në Angli

Kosova do të përballet me Turqinë sonte me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se hyrja në stadium për të shikuar këtë ndeshje është falas.

Pak ditë më pas, kombëtarja jonë do të zhvillojë ndeshjen e dytë, atë përballë Sllovenisë si mysafire./21Media