Ndeshja fillon në ora 18:00

Ndeshja fillon në ora 18:00

Në Benevento të Italisë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll për meshkuj, dje ka filluar fazën kualifikuese për Botërorin “ Egjipti 2021 “. Ndeshjen e parë Kosova e pati me Italinë ku arriti një barazim.

Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e dytë e luan sonte ndaj Rumanisë me fillim nga ora 18:00.

Rumania ka të kaluar shumë të lavdishme. Ka katër tituj të kampionit të botës, në vitet 1961, 1964, 1970 e 1974. Ka po ashtu dy medalje të bronzta botërore, në vitet 1967 e 1990.

Rumania aktualisht nuk e ka lavdinë që e kishte, por llogaritet favorite e grupit. Së fundi në kampionat botëror ka luajtur në vitin 2011 kur përfundoi në vend të 19-të. Rumania ka lojtarë në nivel serioz evropian, por ka edhe dobësitë e saj, të cilat do të mundohen t’i shfrytëzojnë maksimalisht djelmoshat e Kombëtares.

Kujtojmë se, Kosova prej orës 16:00 do të takohet me Gjeorgjinë. /21Media