Kosova do ta përfaqësohet nga 4 garues

Kosova do ta përfaqësohet nga 4 garues

Nesër fillon gara Grand Slam Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrin pjesë 5 kontinente, 95 shtete dhe rreth 550 garues.

Kosova do ta përfaqësohet nga 4 garues. Kosovën do ta përfaqësojnë: Majlinda Kelmendi(-52kg), Nora Gjakova (-57kg) që ndeshen nesër, Akil Gjakova (-73kg) ndeshet pasnesër dhe Loriana Kuka (-78kg) ndeshet ditën e shtunë.

Majlinda Kelmendi në ndeshjen e parë takohet me garuesen nga Bregu i Fildishtë, Salimata Fofana. Ndërsa, Nora Gjakova në ndeshjen e parë takohet me garuesen serbe, Marica Perisic.

Akil Gjakova në ndeshjen e parë takohet me fituesin e ndeshjes ndërmjet garuesit nga Arabia Saudite, Andulelah Albali dhe garuesit nga India, Nilesh Balhara. Loriana Kuka në ndeshjen e parë takohet me garuesen nga Uzbekistani, Nodira Yuldasheva.

Bashkë me garuesit atje po marrin pjesë trajneri Driton Kuka dhe kryetari Agron Kuka.