Pjesa e parë përfundoi 40-41

Pjesa e parë përfundoi 40-41

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll e ka fituar pjesën e parë të takimit kthyes ndaj Maqedonisë, i cili po zhvillohet pa praninë e publikut shqiptar në Shkup.

Takimi zhvillohet në kuadër të Grupit C, i vlefshëm për parakualifikime për kupën e Botës 2017.

Çerekun e parë Kosova e ka fituar 19-22, dhe ky është një fillim i mirë për takimin e sotëm, kurse pjesa e parë përfundoi me 40-41. Lojtari më i dalluar nga Kosova është Fisnik Rugova.

Kosova ka zhvilluar dy takime, duke mundur Maqedoninë në Prishtinë dhe ka humbur ndaj Estonisë në Talin. Kosova në takimin e fundit në grup, e pret Estoninë më 19 gusht në Prishtinë./21Media