Kosova ende pa fitore

Kosova ende pa fitore

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, mbetet ende pa pikë në kampionatin evropian, divizoni B që po mbahet në Austri.

Kosova pësoi humbje nga Bullgaria, me rezultat të ngushtë 29-23, mëngjesin e sotëm.

Ditë më parë, Kombëtarja jonë u mund edhe nga nikoqirja e kampionatit dhe favoritja kryesore, Austria.

Kosova vazhdon të mbetet e vetmja Kombëtare pa fitore në kuadër të këtij kompeticioni, në divizionin B./21Media