Anglia i shënoi dy gola Kosovës

Anglia i shënoi dy gola Kosovës

Anglia U-21 e sonte mposhti Kosovën U-21 me rezultat 2-0.

Ishte mesfushori i Mancvhester City, Phil Foden që shënoi dy golat, në minutën e 25-të dhe golin e dytë në minutat shtesë të lojës.

Kosova u detyrua të bëjë zëvendësim në minutën e 34-të, pasi sulmuesi Lirim Mema u lëndua dhe lëshoi fushën e lojës për Arbnor Mujën.

Kosova është në Grupin e tretë, ku rival kryesor për kualifikim në Evropianin 2021 i ka Anglinë dhe Austrinë.

Trei pozitat e para me nga 6 pikë i mbajnë Anglia, që është e para, Austria e dyta dhe Kosova e treta, e cila deri para pak minutash mbante pozitën e parë.