Kosova ka shënuar humbjen e dytë

Kosova ka shënuar humbjen e dytë

Kosova është mposhtur të mërkuren mbrëma nga Britania e Madhe, në garat kualifikuese të FIBA–s “Eurobasket 2021”.

Ndeshja është zhvilluar në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë dhe ka përfunduar me rezultat 63 me 71, në të mirë të Britanisë.

Kjo ishte humbja e dytë e Kosovës në garat kualifikuese evropiane, ndërsa ishte fitorja e parë e Britanisë.

Më 14 gusht Kosova e pret në “Minatori” Luksemburgun, nga i cili është mposhtur në takimin e parë.