Test i suksesshëm për Kosovën

Test i suksesshëm për Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll sonte zhvilloi një ndeshje të suksesshme testuese në prag të kualifikimeve për Botëror, me ç’rast u mund nga Përfaqësuesja e Kuvajtit.

Sonte në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, Kosova u përball me Kuvajtin, me ç’rast Kuvajti fitoi me rezultat 22:14.

Për afro 45 minuta rezultati ishte thuajse i barabartë, por më pas Kuvajti u shkëput në rezultat.

Selektori Taip Ramadani provoi gjëra të reja në këtë ndeshje. Ai u dha mundësinë të gjithë lojtarëve, kurse debutuan në Kombëtaren A, Liridon Zena, Albin Xhafolli e Leonard Gegaj.

Drilon Tahirukaj (4), Luigj Quni (3), Drenit Tahirukaj (1), Bujar Ramosaj (1), Kastriot Jupa (1), Leonard Gegaj (1), Albin Xhafolli (1), Fatlum Ahmeti(1) e Jon Muqolli (1) shënuan golat për Përfaqësuesen tonë. 

Të hënën nga ora 17:00 luhet ndeshja tjetër miqësore me Kuvajtin.