Ndeshja u zhvillua në kuadër të fazës kualifikuese “Egjipt 2021“

Ndeshja u zhvillua në kuadër të fazës kualifikuese “Egjipt 2021“

Përfaqësuesja e Rumanisë sonte e mundi Përfaqësuesen e Kosovës në hendboll. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me fitoren e Rumanisë, e cila pati tetë pikë më shumë se Kosova (15-7).

Ndërsa, në pjesën e dytë, Rumania fitoi ndaj Kosovës me rezultat më të thellë, shkruan rtv21.tv

Pjesa e dytë përfundoi me rezultat 17-14, apo me rezultat të përgjithshëm 32-21.

Ndërkaq, dje në Benevento të Italisë, Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për meshkuj ka filluar fazën kualifikuese për Botërorin “Egjipti 2021“. Ndeshjen e parë Kosova e ka pasur me Italinë, ndaj së cilës ka arritur barazim./21Media