Kosova e mbylli turneun me 9 pikë

Kosova e mbylli turneun me 9 pikë

Kosova ka triumfuar në turneun “UEFA Development Tournament”, që u mbajt në Kamëz.

Në ndeshjën e fundit, Dardanët e vegjël e mundën Shqipërinë me rezultat minimal 1:0. Golin e fitores për Kosovën e shënoi Elton Krasniqi.

Skuadra e drejtuar nga Gazmend Haliti dhe Isa Sadriu e mbylli turneun me 9 pikë nga tri ndeshje të luajtura gjithsej. Po ashtu Kosova shënoi 12 gola duke mos pësuar asnjë.

Pozita e dytë i takoi Shqipërisë me 4 pikë, vendi i tretë Estonisë më 3 pikë dhe Taxhakistani mbeti i fundit me 2 pikë. Në ndeshjen e parë Kosova e mundi Taxhikistanin 8:0, derisa në ndeshjen e dytë e mposhti Estonin, 3:0./21Media