Kosova është në Grupin C

Kosova është në Grupin C

Kombëtarja e Kosovës në basketboll për grumposhat U20 në kategorinë e meshkujve do të marrin pjesë në një turne në Maqedoninë Veriore prej 21 deri me 23 qershor.

Në këtë turne pjesëmarrës do të jenë: Rusia, Maqedonia Veriore, Kosova, Rusia dhe Mali i Zi.

“Dardanët” e rinj më 21 qershor do të luajnë ndaj Rusisë, një ditë më pas ndaj Maqedonisë Veriore dhe më 23 qershor kundër Malit të Zi. Gjatë qëndrimit në Shkup, Kosova do t’i zhvillojë edhe katër stërvitje.

Djelmoshat e Ibrahim Karabegut, më 7 qershor kishin zhvilluar një miqësore me Maqedoninë Veriore, duke pësuar në Mavrovë me rezultat 68:67, edhe pse zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë.

Kosova nga 12 deri më 21 korrik do të jetë pjesëmarrëse e Kampionatit Evropian, Divisioni B, që do të mbahet në Portugali.

Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.

Kosova U-20 ka filluar më parë stërvitjet dhe po përgatitet maksimalisht për të pasur një paraqitje sa më të mirë në Portugali./kallxo