Kosovaq U21 në përballje me Shqipërinë

Kosovaq U21 në përballje me Shqipërinë

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Të pranishëm në këtë konferencë ishin trajneri Rafet Prekazi si dhe lojtari Lirim Kastrati.

Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë do të luhet me datën 15 tetor, shkruan rtv21.tv.

Shpresat për një kualifikm të mundshëm në kampionatin Evropian po vazhdojnë. Trajneri Rafet Prekazi e cilësoi këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme.

I kemi disa probleme me lojtarët tanë. Sikur edhe çdo ndeshje edhe në këtë ndeshje kemi me shku me lujt me moton me krenari dhe përgjegjësi të madhe “, tha Prekazi.

Ndërsa Lirim Kastrati shpreson që në fund të arrijnë një rezultat pozitiv.

“Unë mendoj që ka me qenë një ndeshje e  mirë, jemi të gjithë shqiptarë dhe ka me qenë një ndeshje pak më ndryshe se këto ndeshjet tjera mirëpo shpresojmë në rezultat pozitiv”, tha Kastrati.

Të ftuar në këtë ndeshje janë shumë futbollistë të njohur të klubeve të ndryshme./21Media