Kosova do të vazhdojë përgatitjet deri më datën 6 Qershor

Kosova do të vazhdojë përgatitjet deri më datën 6 Qershor

Përfaqësuesja e Kosovës U21 është duke vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet e para kualifikuese për Evropianin Euro 2021.

Në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, djelmoshat e Rafet Prekazit janë duke u stërvitur që nga dita e Hënë.

Pas paraqitjeve tejet të mirë në kualifikimet e kaluar, Kosova U21 ka një gjeneratë krejtësisht të re.

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës U21, Rafet Prekazi në një intervistë për KP, u shpreh shumë bindshëm se ka një besim të madh tek djelmoshat e tij. Sipas tij në këtë gjeneratë, ka material dhe ka lojtarë kualitativ të cilët mund të bëjnë dallimin në një ndeshje ndërkombëtare. “Realisht është ndërrimi i gjeneratë. Më erdh mirë që ishi prezent në të gjithë stërvitjen. Është një përkushtim tek lojtarët, është ndërrimi i gjeneratës. Ka lojtar kualitativ në plot kuptimin e fjalës, kualittiv. Është problemi për ne trajnerët, për këtë kohë vështirë është me komponu skuadrën. Besoj që ata që lyp koha në futboll do të mundohemi ta shpejtojmë ose ta shkurtojmë atë kohë të kompozimit por me rëndësi është që këtë gjeneratë pas asaj gjenerate që ka shkuar, ka lojtar kualitativ që besoj ju si shikues fundi i fundit sportiv, e patë e vërejt në kualitetin e tyre individual”, u shpreh fillimisht Prekazi.

Sulmuesi Mirlind Daku ndër tjerash shtoi se në këtë gjeneratë ka konkurrencë të madhe, duke ditur faktin se tanimë janë bashkuar disa lojtarë të rinj, të cilët sipas Dakut e kanë rritur cilësinë e përfaqësueses. “Po stërvitjet po shkojnë mirë. Gjithçka është në rregull. Ambienti është shumë i mirë. Situata këtu në përfaqësuesen U21 është shumë e mirë. Trajnerët janë duke punuar maksimalisht, kështu që jemi të kënaqur deri më tani. Po konkurrenca është e madhe, por sidomos për futbollistë konkurrenca është shumë e mirë, pasi që e shton edhe më shumë cilësinë në ekip. Ka konkurrencë të mirë këtu, ka lojtar shumë të mirë që kanë ardhur. Me than të drejtën për çdo lojë hymë për të zënë një rezultat pozitiv, tash gjëja e parë që hymë është të mos humbasim, por që vjen fitorja e mirëpresim, kurse besoj që në këto dy ndeshje do të nxjerrim rezultate pozitive” tha ai.

Ndërkaq futbollisti Lirim Mema, u shpreh tejet i lumtur me ecurinë e përgatitjeve të përfaqësueses U21. Ai ndër tjerash tha se ndeshjet kundër Andorën dhe Turqisë do të jenë shumë të vështira, por shpreson që në fund të dalin me rezultate pozitive. “Atmosfera është shumë e mirë, jemi bërë si një familje tani. Të gjithë djemtë janë të mirë. Stërvitjet po shkojnë mirë. Të gjithë kemi motiv, sa më shumë me kalu mirë dhe sa më shumë mu përgatit për ndeshjet që i kemi me Andoren dhe Turqinë. Konkurrenca është shumë e madhe pasi që ka shumë lojtarë të mirë, edhe që kanë ardhur tash të ri, por nëse tregohesh vetë në stërvitje, e jep maksimumin besoj që edhe trajneri e sheh dhe mundesh me qenë titullar. Presim fitore, dy lojë duhet ti fitojmë. Si thash unë nëse e japim maksimumin të gjitha ekipet që janë në grup mundemi mi fitu”, përfundoi Mema.

Kujtomë që Kosova do të vazhdojë përgatitjet deri më datën 6 Qershor, kur edhe do të udhëtojë në Andorë për të zhvilluar ndeshjen e parë, ndërkohë që 5 ditë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presë Turqinë.