Sportet luftarake vazhdojnë t'i sjellin suksese Kosovës

Sportet luftarake vazhdojnë t’i sjellin suksese Kosovës

Ka përfunduar kampionati evropian i boksit për kadet (shkollarë), i mbajtur në Albena të Bullgarisë.

Kosova kthehet me dy medalje të bronzta, të fituara nga Lirie Mazreku (-57 kg) dhe Anamaria Koni (-63 kg.).

Drejtësinë në këtë kampionat e ndau gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.